Jack Wilshere ka thënë se nuk ka progres për kontratën e re me Arsenalin, që do ta mbante në klub edhe për shumë gjatë.
Anglezi ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë, sikurse Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.
Wilshere në muajin e fundit është kthyer në një lojtar të rëndësishëm me Arsene Wenger që po i jep hapësira në krah të Granit Xhakës.
Ai shënoi një gol në ndeshjen e fundit që u mbyll 2-2 ndaj Chelseat.
Wilshere ka folur për situatën e tij në Sky Sports.
“Nuk kam përmirësime sa i përket kontratës. Por unë jam i lumtur. Jam duke e shijuar lojën time dhe po e ndjej se po përmirësohem çdo javë shumë e më shumë”, ka thënë anglezi.
Ai foli edhe për dy ndeshjet e ardhshme me Nottingham Forest në FA Kupë dhe kundër Chelseat në Carabao Cup, duke thënë se është i përqendruar në këto ndeshje.
Goli ndaj Chelseat ishte i parë në Ligën Premier në dy vitet e fundit. /Telegrafi/