Site icon Telegrafi

Wilshere po shkëlqen, Arsenali i ofron rinovimin

Arsenali duhet të zgjidhë brenda pak javësh të ardhmen e disa futbollistëve që janë në përfundim të kontratës.

Kështu, përveç Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, një tjetër futbollist i skuadrës londineze duhet të qartësojë të ardhmen javët e ardhshme.

Bëhet fjalë për Jack Wilshere, i cili, nëse nuk rinovon kontratën apo nuk shitet gjatë merkatos së dimrit, në verë do të jetë lojtar i lirë.

25-vjecari e ka kaluar gjithë jetën e tij si pjesë e Arsenalit, pasi i është bashkuar klubit që në moshën 9-vjecare.

Drejtuesit e Arsenalit e kanë të qartë se, nëse e humbasin këtë futbollit, do të jepnin një shembull të keq për sa i përket menaxhimit të lojtarëve, aq më tepër që mundësitë për të mbajtur Sanchez dhe Ozil janë të vogla.

Forma që ka treguar Wilshire kohët e fundit në stërcitje ka qenë një sinjal edhe trajnerin e Anglisë, Southgate, për ta grumbulluar në kombëtare, edhe pse vjen nga një dëmtim i rëndë.

Bisedimet kanë nisur, por gjithçka do të varet edhe nga forma që do të tregojë mesfushori në ndeshjet në vazhdim, teksa po projektohet të luajë sfidat e para në Premier League. Chelsea dhe Manchester City janë në pritje të zhvillimeve te “Topçinjtë”, të gatshëm për t’u hedhur në sulm për Wilshere. /SS/

Exit mobile version