Telegrafi

Wilshere kthehet në fushë: Ishte ndjenjë e mrekullueshme! (Foto)

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, është shprehur shumë i lumtur për rikthimin e tij në ekipin e parë të Arsenalit në barazimin pa gola ndaj Sunderlandit.

Anglezi u paraqit për shtatë minuta në fund të ndeshjes në debutimin e tij sivjet, pas mungesës së gjatë për shkak të lëndimeve (ai ka munduar që nga maji i vitit të kaluar).

“Ishte ndjenjë e mrekullueshme. Për këtë kam punuar gjatë gjithë vitit. Është ndjenjë e madhe për mua”.

“Mendoj se është dashur të fitojmë. Ishim ekip më i mirë dhe luajtëm mirë deri në fund, por mendoj se është dashur të jemi më ‘vrasës’ në sulm”, ka thënë futbollisti për BBC.

Wilshere po ashtu ka thënë se është i gatshëm të luftojë për një vend në ekipin e parë të Anglisë për ‘Euro 2016’.