Jack Wilshere ka dalë në mbrojtje të ish- bashkëlojtarit të tij te Arsenali, Mesut Ozil, pas vendimit të klubit për ta lënë fantazistin jashtë skuadrës në Ligën Premier.
Ozil u poshtërua nga drejtuesit e klubit londinez duke e lënë jashtë skuadrës në prej 25 lojtarëve në Ligën Premier, pavarësisht besnikërisë së tij ndaj klubit.
Kjo bëri që ylli gjerman të reagoj në mediat sociale, duke e cilësuar si vendim të padrejtë këtë, por shtoi se kjo nuk do ta ndalojë të stërvit edhe më shumë.
Prezantuesi i BBC-së, ish-legjenda angleze, Gary Lineker, citoi deklaratën e Ozil dhe shkroi duke i dalë në mbrojtje.
“Çdo futbollist dëshiron të luajë. Të mos jesh në gjendje, pavarësisht nga paga, është shkatërrim i shpirtit”, shkroi Lineker.
Mesfushori i liruar nga West Ham, Wilshere, i cili kaloi dhjetë vjet në Arsenal gjithashtu i doli në mbrojtje Ozilit pas vendimit të klubit.
“Pikërisht Gary, veçanërisht kur je lojtari më i mirë!”, ishte reagimi i Wilshere në postimin e Lineker për Ozilin. /Telegrafi/