Një prej artistëve më të mëdhenj francez, Willy William, ka arritur në kryeqytetin e Kosovës.
Willy William i cili njihet për hitin e tij të mëdha “Ego”, do të performojë sonte mbrëma në Duplex Club në Prishtinë.
Tashmë edhe vet artisti ka arritur në kryeqytet, me pronarin e klubit Kushtrim Hoxhën i cili personalisht u përkujdes që pritja për Willy William të jetë sa më e përsosur dhe sa më e ngrohtë, shkruan Telegrafi.
Ndryshe William do të performojë në serinë e performancave të tij LIVE dhe në përgjithësi të artistëve të huaj në Duplex.
Tashmë interesimi për të marrë pjesë në performancën e Willy William është skajshmërisht i madh. /Telegrafi/