Gjatë një performace të këngës së saj debutuese nga vitin 2010, “Whip My Hair”, Willow Smith befasoi shikuesit duke e rruar kokën në skenë.
Momenti mbylli ngjarjen “Willow in Concert: Lately I Feel Everything” të muzikantes 20-vjeçares, i transmetuar drejtpërdrejt në Facebook, që festoi publikimin e albumit të saj të ri.
“Unë gjithmonë jam duke e rruar kokën në periudha monumentale të jetës sime, kur gjërat vërtet po ndryshojnë. Dhe ky është padyshim një nga ato momente”, tha Willow në një klip prapa skenës, duke shtuar se kjo shënon herën e tretë që ajo rruan flokët e saj.
Willow kohët e fundit frymëzoi nënën e saj, Jada Pinkett Smith, për të debutuar në një prerje ndryshe të saj.
“Të 50-at e mia janë periudhë që do të ndriçohen Hyjnisht me këtë prerje”, tha ajo në postimin ku njoftoi për këtë ndryshim /Telegrafi/