Telegrafi

Willis: Mendoja se isha me të meta

Aktori 57-vjeçar ka zbuluar se kishte pasur mungesë vetëbesimi derisa ishte rritur, për shkak të belbëzimit dhe ishte mbështetur në gjeste vizuale për ta bërë veten të vërehet, kur kishte qenë pjesë e lëvizjes rinore “Cub Scout”

“Bëja paroditë e vogla të cilat mbase mund t’i gjeni në manualin Cub Scout. Dredhi të vogla. Fitoja të qeshura të mëdha, dhe mendoja ‘Kjo është e duhura’”.

“Në vitet e Cub Scout, kisha belbëzim të tmerrshëm. Por pastaj bëra teatër diku, ndoshta në shkollën e mesme. Dhe kur i memorizova fjalët, nuk belbëzova, që ishte mrekulli”.

“Kjo ishte fillimi i largimit gradual të belbëzimit tim. Mendova se isha i hendikepuar. Nuk mund të flisja aspak. Ende belbëzoj përreth disa njerëzve tash”, ka thënë Willis./Telegrafi/