Telegrafi

Willian: U mora vesh me këtë skuadër dhe kalova testet mjekësore, por në fund nënshkrova me Chelsean

Braziliani Willian ka treguar një prapaskenë interesante para kalimit të tij te Chelsea në vitin 2013, kur u transferua nga rusët e Anzhit.  

Anësori brazilian i sulmuesit ka deklaruar se kishte një marrëveshje paraprake me Tottenham, ku edhe kaloi testet mjekësore, por në fund ndryshoi mendim duke kaluar te Chelsea, pas insistimit të Jose Mourinhos, i cili dërgoi një ofertë të majme.

“Nuk di si ta shpjegoj atë moment, por mund të them se ëndrra ime ishte pikërisht Chelsea dhe bëra një zgjedhje me zemër”, ka thënë Willian për kanalin e Chelseat në Youtube.

Lexo po ashtu Mourinho kërkon yllin e Chelseat

“Jam shumë i lumtur që luaj për Chelsean edhe pse ishte shumë e vështirë të refuzoja ofertën e Tottenham. Kur në momentet e fundit Chelsea më kontaktoi, u detyroja t’ju sqaroja drejtuesve të Tottenham se nuk mund të firmosja”, ka përfunduar braziliani.

Ndryshe, Willian ka shënuar tri gola dhe ka ndihmuar skuadrën e Contes të gjejë përsëri buzëqeshjen pas një sezoni poshtë pritshmërie. /Telegrafi/