Telegrafi

Willian qëndron te Chelsea vetëm nëse largohet Conte  

during the Premier League match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on November 5, 2017 in London, England.

Mesfushori me tipare sulmuese i Chelseat, Willian po bëhet gati për një largim nga Stamford Bridge.

Braziliani po zhvillon një sezon të vështirë me Blutë e Londrës, duke bërë vetëm gjashtë ndeshje në Ligën Premier.

Mungesa e lojërave ka bërë që Willian të mendoj seriozisht largimin nga Stamford Bridge gjatë janarit ose afatit veror.

Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Chelseat, Rudiger bëhet i dyti (Foto)

Sipas mediumit brazilian UOL, 29-vjeçari është gati të largohet nga klubi për të përjetuar dikur tjetër eksperienca të reja.

Willian nuk po kalon ditë të mira te Chelsea (Getty Images)

Megjithatë, ka një mundësi që Chelsea ta ndaloj largimin e brazilianit Willian.

Nëse drejtuesit e Londrës vendosin të heqin dorë nga shërbimet e menaxherit Antonio Conte, Willian do të jetë i përgatitur të pres menaxherin e ri.

Lexo po ashtu Chelsea e gatshme ta shesë Willianin për ta transferuar Lucas Mouran

Willian thuhet se ishte në listën e ngushtë të Jose Mourinhos në verë, për një ribashkim në Manchester United, por që ky transferim nuk arriti të materializohej.

Çmimi i anësorit brazilian mendohet të jetë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/