Telegrafi

Willian frikësohet që të rikthehet në fushë: Futbolli është sport kontakti

Willian. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Braziliani i Chelseat, Willian, ka thënë se duhet të mendohet mirë para se të vendoset që të kthehen në fushë.

Sipas tij ekziston rreziku që futbolli të shndërrohet në një zinxhir të përhapjes së virusit vdekjeprurës në të gjithë shoqërinë.

“Duan të rifillojmë me dyer të mbyllura, por futbolli është sport kontakti dhe ne do të kemi përplasje me futbollistë të ndryshëm, ndonjëri prej të cilëve mund të jetë i infektuar”.

Willian . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

“Më pas do të shkojmë në shtëpi dhe të përqafohemi me familjarët, duke u shndërruar pa dashje në një zinxhir përhapjeje të coronavirusit”.

“Edhe me Hudson-Odoy takoheshim e shtrëngonim duart rregullisht, por vetëm disa ditë më vonë mësuam se ishte pozitiv”, ka thënë Willian. /Telegrafi/