Telegrafi

Willian më i dalluari: Chelsea 3-0 Burnley, notat e lojtarëve

Chelsea vs Burnley (Foto: Bryn Lennon/Getty Images /Guliver)

Chelsea e ka mposhtur Burnleyn me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Golat për The Blues i shënuan Jorginho (27’), Tammy Abraham (38’) dhe Callum Hudson-Odoi (49’).

Chelsea ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.58, ndërsa Burnley u vlerësua me 6.14.

Chelsea vs Burnley (Foto: Bryn Lennon/Getty Images /Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të jetë Willian që u notua me 8.2.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte portieri i mysafirëve Nick Pope.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Burnleyt (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/