Tenistja amerikane Serena Williams ka vazhduar dominimin e saj në turneun prestigjioz Wimbledon duke e mposhtur në finale gjermanen, Angelique Kerber.
Williams fitoi me rezultat 7-5 6-3 për ta fituar trofeun e saj të shtatë në Wimbledon, raporton Reuters.
Me këtë trofe ajo e barazoi rekordin e Steffi Grafit me 22 ‘Grand Slame’ në karrierën profesionale, transmeton Koha.net.