Telegrafi

Williams do ta realizojë albumin e ri me Sonyn

Këngëtari britanik, Robbie Williams, përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me kompaninë Sony për albumin e ri.

Në albumin e ri, ai do të ribashkohet me me Guy Chambers, me të cilin kishin bashkëpunuar në krijimin e këngëve “Angels”, “Rock DJ”, “Let Me Entertain You” e të tjera, raporton NME.

Kantautori nuk ka bërë të ditur emrin e albumit, por as datën se kur pritet ta lansojë atë.