Telegrafi

Williams: Sharapova ka treguar se ka zemër të madhe

Numri një në botë në tenis, Serena Williams, thotë se është shokuar që mikja e saj dhe ylli rus i tenisit Maria Sharapova ka dështuar në testet anti-doping.

Amerikania ka komentuar se Sharapova është treguar trimëreshë pasi që ka marrë përgjegjësinë.

“Siç ka thënë Maria, ajo është gati të marrë përgjegjësinë e plotë dhe mendoj se ka treguar kurajë dhe zemër të madhe”, ka thënë ajo para gazetarëve para ndeshjes që do ta zhvillojë të martën në New York, raporton Reuters, transmeton koha.net.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, të hënën, Sharapova kishte pranuar se në janar kishte dështuar në testet mjekësore për Australian Open për shkak të një medikamenti që e kishte marrë që dhjetë vjet.