Telegrafi

Williams një hap larg finales

Serena Williams është kualifikuar për në gjysmëfinalet e turneut të tenisit në Romë.

Kampionia amerikane, numri një i tenisit botëror të femrave, mundi në çerekfinale rusen Svetlana Kuznetsova me rezultatin 6-2; 6-0 në vetëm 51 minuta lojë.

Kundërshtarja e radhës e Williams do të jetë rumunia Irina-Camelia Begu, e cila eliminoi më dy sete (6-2 7-6) japonezen Misaki Doi.