Telegrafi

Williams: Finalja nuk do të jetë e lehtë

Williams arriti deri në ndeshjen e fundit të garës pasi mposhti çeken Petra Kvitova në dy sete (7-6, 6-2) për të caktuar finalen me rusen me përvojë, e cila u kthye nga një set disavantazh për të mposhtur bullgaren Tsvetana Pironkova (3-6, 6-3, 6-2).

“Në letra duket sikur unë duhet të fitoj, por kam luajtur kundër Vera disa herë dhe ajo ka mposhtur disa lojtarë shumë të mirë. Në dy ndeshjet e saj të fundit ajo ka treguar se është luftëtare. Ajo kurrë nuk dorëzohet”, ka thënë Williams. /Telegrafi/