Telegrafi

William Walker merr çmimin “Hasan Prishtina”

Ky humanist me qëndrimin e tij është shquar sidomos me rastin e masakrës së Reçakut, pas së cilës ka pasuar Konferenca e Rambujesë dhe ndërhyrja e forcave të NATO-s mbi caqet serbe.

Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, e cila është themeluar në Pejë më 15 maj të vitit 1990, gjatë këtyre viteve të ekzistimit, këtë çmim ua ka dhënë një numri personalitetesh shqiptare dhe botërore, të cilët me veprën dhe personalitetin e tyre kanë bërë që të kthehen në trojet e veta shqiptarët e shpërngulur të Kosovës. /Koha/