Telegrafi

William Saliba rinovon zyrtarisht me Arsenalin

Arsenali ka njoftuar se ka rinovuar marrëveshjen me Arsenalin.

Përmes një komunikate në rrjetet e tyre zyrtare, klubi londinez bëri të ditur se mbrojtësi ka nënshkruar kontratë afatgjate.

“Mbrojtësi ynë ndërkombëtar francez William Saliba ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me ne”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

“22-vjeçari ishte një pjesë integrale e sezonit tonë 2022/23, duke bërë 33 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa shënoi tre herë dhe asistoi një herë”.

“William ka gjithashtu tetë ndeshje të mëdha ndërkombëtare në emër të tij, me paraqitjet e tij mbresëlënëse që e shpërblejnë atë me një vend në skuadrën e Francës për Kupën e Botës 2022 në Katar dhjetorin e kaluar”.

“Mbrojtësi ynë qendror u bashkua me ne në një marrëveshje të përhershme nga Saint-Etienne në korrik 2019 dhe kaloi sezonin 2019/20 përsëri në huazim me skuadrën e Ligue 1”, thuhet më tej në komunikatën e tyre. /Telegrafi/