Telegrafi

William Bianda te Roma për testet mjekësore

William Bianda (Foto: Twitter/AS Roma)

Mbrojtësi i RC Lens, William Bianda, ka arritur në Itali, ku të enjten do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Roma.

Talenti 18-vjeçar do të transferohet te Giallorossët për pesë milionë euro.

Futbollisti është pritur në aeroportin e kryeqytetit italian dhe ka pozuar me shallin e Romës për fotografët.

Lexo po ashtu Lajmet për Romën

Mëngjesin e të enjtes, në klinikën Villa Stuart, ai do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Bianda rrjedh nga Akademia e Lensit dhe ka pasur sukses me ekipet e të rinjve, ndërsa ka luajtur edhe për Francën U-18.

William Bianda (Foto: Twitter/AS Roma)

Në Trigoria, atë e pret kontrata pesëvjeçare që do ta nënshkruajë, pasi t’i kalojë testet mjekësore.

Roma vazhdon të jetë mjaft aktive gjatë këtij afati kalimtar. /Telegrafi/