Site icon Telegrafi

Will Smith porosit kafe të zakonshme, befasohet nga kamerierja në Melburn (Video)

Ai ka pasur një verë produktive gjatë vitit që lamë pas dhe për pushime ka zgjedhur të vizitoj Australinë.

Will Smith ka sjell një video në llogarinë personale në Instagram duke e përshkuar me fjalët “kafe e rregullt”.

Aktori 49-vjeçari u ankua se ishte e vështirë që të porosiste një “kafe zezë të gjatë” në një kafene në Melburn, por mori një sipas emrit të tij përkëdhelës “Big Willie”.

“Unë jam në Australi. Doja vetëm ca kafe, atë prej zakonshmeve “, tha fillimisht aktori.

“Por në Australi ata kanë një emër të veçantë për kafe të rregullt. Është e vështirë për mua që ta porosis!”, vazhdoi ai.

Pasi i solli kafenë dhe u largua kamerierja, ylli i Hollivudit përsëriti fjalët ngadalë dhe u sugjeroi kafenë me “emrin e tij”.

“Në vend të një kafe të zeze të gjatë, mund ta quanit Big Willie”, tha duke qeshur aktori.

Babai i tre fëmijëve duket se po e shijon udhëtimin në Australia, duke sjell imazhe të përditësime në mediat sociale gjatë qëndrimit në Sydney dhe Melburn. /Telegrafi/

Exit mobile version