Will Smith po e vazhdon “javën e tij të ditëlindjes” me një rikthim në muzikën rep me këngën “Esta Rico”.
Këngëtari dhe aktori 50 vjeçar është bashkuar me Marc Anthony dhe Bad Bunny për incizimin e këngës së re, një pjesë të të cilës e kishte publikuar më herët në profilin e tij në Instagram.
Ndërsa tashmë “Esta Rico” është lansuar me videoklip dhe menjëherë është pëlqyer nga fansat e këngëtarëve.
Kjo këngë vjen pas pjesëmarrjes së Will Smith në realizimin e himnit të Kampionatit të sivjetmë Botëror, ku interpretoi edhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi.
Nicky Jam është artisti tjetër që e kompletoi treshen për realizimin e këngës që u bë hit në mbarë botën.
Kurse para “Live It Up”, Smith këngën e fundit e kishte publikuar në vitin 2015 me Bomba Estereo, “Fiesta”.
Kanë kaluar 13 vite që nga albumi i fundit solo i tij, “Lost And Found” (2008), mirëpo bashkëpunimi me Anthonyn është pritur qe një kohë të gjatë. /Telegrafi/