Telegrafi

Will Smith: Paraja, fama dhe marrëdhëniet seksuale nuk ma përmbushën jetën

MADRID, SPAIN - JANUARY 13: Actor Will Smith attends "Seven Pounds" photocall at Teatro Real on January 13, 2009 in Madrid, Spain. (Photo by Carlos Alvarez/Getty Images)

Will Smith ditë më parë festoi përvjetorin e njëzet të martesës me Jada Pinkett-Smith.

Aktori amerikan ka folur për mediat amerikane duke u treguar i sinqertë sa i përket jetës personale dhe karrierës hollivudiane.

Ylli 49-vjeçar ka dhënë një intervistë për “Rap Radar” teksa ka treguar haptas se paraja, fama dhe marrëdhëniet seksuale nuk e kanë përmbushur në jetë.

Will and Jada Pinkett Smith (Getty Images)

“Kam pasur para pafund, kam bërë seks me kë kam dashur, kam pasur admirimin e mijëra personave”, tha Smith duke shtuar se “kam qenë në krye të botës materiale dhe kuptova se kurrë nuk isha i lumtur me këto gjëra. E vetmja gjë që më emocionin është të jem i dobishëm për njerëzit e tjerë”.

Pavarësisht të gjithave, marrëdhënia me bashkëshorten është forcuar dhe asgjë në botë nuk mund ta shkatërrojë, tha ndër të tjerash Smith.

Theksojmë se çifti nga martesa e tyre e lumtur kanë dy fëmijë, djalin Jaden Smith dhe vajzën, Willow Smith.

Ndryshe, aktorin së bashku me këngëtaren tonë Era Istrefin dhe Nicky Jam do ta dëgjojmë në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit botëror teksa do të performojë këngën “Live it up”. /Telegrafi/