Site icon Telegrafi

Will Smith ndër të fundit që ndëgjoi zërin e Prince

Artisti i shumë-talentuar Will Smith, është ndër personalitetet e fundit që pati fatin të flasë me tashmë të shuarin Prince. Sot, ditë e premtë 22 Prill 2016, të gjitha mediat sociale kanë dhënë lajmin për humbjen e artistit të madh të pop skenës botërore, Prince.

Ndërsa Smith, me një postim në Facebook, ka shënuar: ‘Jam i habitur dhe me zemër të thyer. Unë jam dëgjuar me të mbrëmë, ndërsa sot Jada dhe unë vajtojmë bashkë me juve humbjen e një poeti të bukur, një frymëzim të vërtetë, dhe një ndër artistët më madhështorë që i dhanë hir kësaj toke’.

Smith, nuk ka shpalosur më shumë hollësi nga biseda e tij me Prince, por ai është një ndër shumë personalitete që kanë postuar homazhe online.

Exit mobile version