Site icon Telegrafi

Will Smith mori gjithë vëmendjen në performancën me India Martinez – dyshohet se ka ndodhur një puthje mes tyre në skenë

Shumë njerëz në rrjete sociale kanë kritikuar Will Smithin për ‘sjelljen e papërshtatshme’ ndaj këngëtares India Martinez gjatë një performance të tyre.

Gjegjësisht, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Premio Lo Nuestro’ në Miami, ata performuan këngën e tyre “First Love” dhe në një moment u afruan me njëri-tjetrin, u përqafuan, e shumë komentuan se ka ndodhur një puthje mes këngëtares dhe aktorit.

Edhe pse bashkëshortja e Will, Jada Pinkett Smith, zbuloi dy vjet më parë se ata nuk jetojnë bashkë, përdoruesit e rrjeteve sociale besojnë se sjellja e tij nuk ishte ‘e bukur’ sepse ai është ende i martuar me të.

Foto: Screenshot/X

“E tmerrshme. Duhet të ketë kufij nëse je me dikë. Duhet të kujdesesh edhe për fëmijët e tu që do ta shikojnë këtë”, “Ai nuk është shfaqur në publik kështu për një kohë të gjatë. Ka diçka që nuk shkon me të”, “Duhet të divorcohen nëse ndodh kështu”, “Gruaja e tij nuk e ka merituar këtë” – kanë qenë vetëm disa nga komentet.

Kishte edhe nga ata që i dolën në mbrojtje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Will Smith

“Kjo është thjesht një shfaqje, unë nuk shoh asgjë të keqe në të”, “Fëmijët e tij janë rritur dhe është lidhje e ndërlikuar mes tij dhe Jade. Njerëzit duhet të shikojnë jetën e tyre”. /Telegrafi/

Exit mobile version