Aktori i “King Richard”, Will Smith, 55 vjeç, ka qenë në qendër të vëmendjes në javët e fundit pasi gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, zbuloi se çifti ishte i ndarë për shumë vite.
Ajo pretendoi se nata në “Oscars” ku ai e goditi me shuplakë Chris Rock pasi komediani bëri shaka për Jadan, ishte hera e parë pas shumë vitesh që ai e kishte quajtur atë si gruan e tij.
Tani Will është detyruar të dalë sërish publikisht për të mohuar se është zënë duke kryer marrëdhënie intime me mikun e tij nga “Fresh Prince of Bel-Air”, Duane Martin.
Aktorit iu desh të përgjigjej pasi që një intervistë me një burrë që pretendonte të ishte ish-asistenti personal i Will, Brother Bilaal, u bë virale në TikTok.
Në të, ai pretendon se një herë kishte hyrë pa pritur në dhomën e veshjes së yllit të “I, Robot” dhe i kishte gjetur ata dy duke pasur një përballje seksuale.
Një zëdhënës për Will iu përgjigj pretendimeve me një deklaratë për TMZ, duke thënë se historia ishte ‘e pavërtetë’.
Duane, i cili ishte i martuar me yllin e “My Wife And Kids”, Tisha Campbell, para se ata të divorcoheshin në 2020, nuk i është përgjigjur akoma këtyre pretendimeve.
Martesa e Will me Jada është komentuar që nga koha kur ata filluan të dilnin në 1995, pas përfundimit të martesës së tij të parë me Sheree Zampino. /Telegrafi/