Telegrafi

Will Smith merr leksion jetësor përmes shahut: Kur arroganca të verbëron

Will Smith është një ndër aktorët më të mirë të kinematografisë amerikane të filmit.

Ai njihet për një numër të madh të roleve që ka luajtur në filmat hollivudian dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare.

Por, aktori ka edhe një jetë private dhe këtë e ruan me xhelozi të madhe duke mos e ekspozuar në rrjetet sociale.

Por, gjatë ditës së djeshme 50-vjeçare publikoi një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet nervoz pasi një mik i kishte bërë mat në një lojë shahu.

“Një lojë e thjeshtë shahu më mësoi një mësim të vlefshëm për arrogancën e fuqisë. Unë kisha aq shumë përparësi sa që u verbova. Unë veprova pa vetëdije dhe ndalova së kushtuari vëmendje lëvizjeve të mia. Në mendjen time, loja kishte mbaruar. Trey përfundoi me fitore në një lojë, të cilën duhet ta fitoja lehtësisht”, ka shkruar ndër të tjerash aktori.

Ndryshe, Smith është i martuar tash e sa vite me Jaden Smith gjersa ka dy fëmijë, Trey Smith dhe Willow Smith. /Telegrafi/