Telegrafi

Will Smith i kthehet seriozisht palestrës, pasi deklaroi se është në ‘formën më të keqe’

Will Smith është ndër aktorët më të njohur në ‘showbiz’-in ndërkombëtarë.

Përpos kësaj, ai përherë është komentuar për fizikun e formësuar, të fituar përmes stërvitjeve të shumta, shkruan Daily Mail.

Por, për shkak të pandemisë coronavirus, aktori nuk ka mundur ta kontrollojë formësimin e tij.

Foto: Instagram

Pasi deklaroi më parë se është në formën më të keqe të mundshme, duket se i është rikthyer seriozisht palestrës.

52-vjeçari zgjodhi të ndajë disa imazhe në rrjetin social Instagram, teksa shihej duke u stërvitur.

Foto: Instagram

“Ju lutem mos e përdorni këtë imazh në situata të palakmueshme”, shkroi ai në përshkrim.

Veshja e tij në këtë imazh ishte me shumë ngjyra, derisa aktori po demonstronte ushtrimet qe po bënte. /Telegrafi/

Foto: Instagram