Site icon Telegrafi

Will Smith humb babanë

Babai i Will Smith ka ndërruar jetë – bëjnë të ditur mediat amerikane.

Lajmi është konfirmuar nga ish bashkëshortja e aktorit, Sheree Fletcher, me të cilën Smith ka qenë i martuar gjatë viteve 1992-1995.

Ajo ka postuar një fotografi të aktorit dhe babait të tij, Willard Carroll Smith Sr, bashkë me djalin e tyre Trey, sot 23 vjeç, duke shprehur dhe homazhet për të. Vetë Will ende nuk e ka konfirmuar si lajm.

Smith me babanë dhe djalin.

“Do të na mungosh Daddio! Ti jetove dhe luajte sipas rregullave të tua”, ka shkuar Sheree. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version