Telegrafi

Will Smith hidhet nga helikopteri në 50 vjetorin e lindjes

Will Smith ka festuar ditëlindjen e tij të 50-të.

Me këtë rast ai mori urime të shumta, madje edhe nga vet artistja shqiptare, Era Istrefi.

“Urime legjendë”, është urimi që Era Istrefi i bëri Will Smithit në ditëlindjen e tij të 50-të (Foto: Era Istrefi/InstaStory)

Kjo e fundit publikoi një fotografi në InstaStory, ku i uronte ditëlindjen këngëtarit dhe aktorit, me të cilin së bashku interpretoi himnin e Kampionatit Botëror 2018.

Will Smith vendosi që ditëlindjen e tij të 50-të ta festojë në një mënyrë mjaft të veçantë.

Ai ka vendosur që të bëjë hedhje të lirë nga helikopteri për të përjetuar një eksperiencë ndryshe me parashutë.

Këtë hedhje nga helikopteri ai e bëri në Grand Canyon, ndërsa poshtë po e shikonin miqtë dhe familja e tij.

Këngëtari dhe aktori vendosi që videon ta ndajë me fansat e tij në YouTube, një video e cila titullohet “Will Smith: The Jump”.

Pak para kërcimit ai dukej pak nervoz, por më pas mblodhi veten dhe pas zbritjes në tokë, i takoi të gjithë.

“Jeta është e vështirë, mund të lëndohesh, zemra mund të thyhet, mund ta humbësh punën, por duhet të provosh”, ka thënë ndër të tjerash Will Smith. /Telegrafi/