Telegrafi

Will Smith: Era Istrefi je një shpirt i bukur dhe i ndjeshëm

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam (Foto: Getty Images)

Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi kanë qenë yjet që janë kujdesur për argëtimin e publikut para finales së madhe të Kampionatit Botëror.

Yjet me famë botërore kanë performuar në Luzhniki Stadium në ceremoninë përmbyllëse të ‘Rusia 2018’ pa para fillimit të finales ndërmjet Francës dhe Kroacisë.

Will Smith, Era Istrefi dhe Nicky Jam (Foto: Getty Images)

Ata interpretuan himnin e turneut të sivjetmë, “Live It Up”, duke bërë për vete publikun në stadium dhe milionë njerëzit që i ndoqën përmes ekranit.

Lexo po ashtu Lajmet për Era Istrefin

Smith ka bërë një postim në Instagram duke i falënderuar dy kolegët e tij që i mundësuan të përjetojë momente të bukura.

“Faleminderit Nicky Jam që më ftove në spektaklin më të madh botëror”, ka shkruar aktori duke shkruar në spanjisht: “Një përqafim të madh vëlla!”.

Më pas, ylli hollivudian ka vazhduar me dedikimin për këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi.

“Era Istrefi je një shpirt i bukur dhe i ndjeshëm. Të vlerësoj. Vazhdo të qeshësh!”, ka shkruar 49-vjeçari. /Telegrafi/