Site icon Telegrafi

Wilfried Zaha bëhet lojtari i parë në Ligën Premier që nuk gjunjëzohet ‘kundër racizmit’ para fillimit të ndeshjeve, jep një arsye të fortë

Sulmuesi anësor i Crystal Palace, Wilfried Zaha vendosi të mos gjunjëzohet përpara ndeshjes në Ligën Premier kundër West Brom të shtunën pasdite.

Muajin e kaluar, 28-vjeçari tha se është “degraduese” të duhet të ulesh në gjunjë para çdo ndeshje.

Zaha, i cili ka qenë shpeshherë pjesë e abuzimit racor në të kaluarën, bëri thirrje për veprim, edukim dhe ndryshim pasi u shënjestrua në mediat sociale vitin e kaluar.

Dhe tani, përpara fillimit të ndeshjes në Selhurst Park, ish-ylli i Manchester United qëndroi në këmbë ndërsa ata që ishin përreth tij u ulen në gjunjë.

Përpara fillimit, Zaha lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me vendimin e tij për të mos u gjunjëzuar para fillimit të ndeshjes së sotme.

“Vendimi im për të qëndruar në këmbë fillim është e ditur publikisht tash e dy javë tani”, ka thënë fillimisht arsyen e tij Zaha.

“Nuk ka të drejtë apo të gabuar, por unë ndjej që gjunjëzimi sapo u bë pjesë e rutinës para ndeshjes dhe për momentin, nuk ka rëndësi nëse gjunjëzohemi apo qëndrojmë në këmbë. Disa prej nesh vazhdojnë ende të marrin abuzime racore”.

“E di që po bëhet shumë punë në prapaskenë në Ligën Premier dhe autoritetet e tjera për të bërë ndryshime, dhe unë e respektoj plotësisht atë, dhe të gjithë të përfshirët. Unë gjithashtu respektoj plotësisht shokët e mi të skuadrës dhe lojtarët në klube të tjera që vazhdojnë të gjunjëzohen”.

“Si shoqëri, mendoj se duhet të inkurajojmë arsimim më të mirë në shkolla … dhe kompanitë e mediave sociale duhet të ndërmarrin veprime më të forta kundër njerëzve që abuzojnë me të tjerët – jo vetëm futbollistët – në internet. Tani dua të përqendrohem në futboll dhe të kënaqem duke luajtur”.

“Unë do të vazhdoj të qëndroj në këmbë”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version