Wilfred Ndidi ishte protagonisti kryesor i takimit ndërmjet Chelseat dhe Leicester Cityt që përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).
Fillimisht, ai gaboi rëndë në minutën e shtatë kur Mason Mount ia rrëmbeu topin dhe e shënoi golin e epërsisë për Chelsean.
Mirëpo, në gjysmën e dytë, mesfushori 22 vjeçar e përmirësoi gabimin e tij duke e shënuar golin e barazimit në minutën e 67-të.
“Është diçka që përpiqem të mos e mendoj, mirëpo vazhdon të më kthehet në mendje. Nuk e dija se ishte aty”.
“Është një ndjenjë e përzier pasi e shënova golin e barazimit. Luajtëm shumë mirë në gjysmën e dytë dhe do të përpiqemi të vazhdojmë të luajmë mirë në ndeshjen e radhës”, është shprehur Ndidi pas takimit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QHAGqsjJTPM
https://www.youtube.com/watch?v=AqRdaGJQrd0