Një nga duelet më interesante të këtij fundviti do të zhvillohet këtë fundjavë në boksin botëror.
Kampioni aktual në WBC, Deontay Wilder, do të luftojë për mbrojtjen e titullit të tij ndaj Bermane Stiverne në Barclays Center të New Yorkut.
Ky duel sipas kohës tonë lokale do të zhvillohet në ora 02:00 të së dielës, apo të shtunën pas mesnatës.
Dueli pritet të transmetohet në shumë platforma ndërkombëtare televizive, si një prej dueleve më të shikuara të boksit të këtij viti.
Stiverne dhe Wilder janë përballur edhe më herët, dhe e veçanta e këtij dueli është pikërisht fakti se Wilder e ka mposhtur Stivernen me gjyqtarë, që është e vetmja ndeshje në karrierë që ai nuk e ka fituar me nokaut.
Wilder nëse arrin të mposhtë Stivernen, do të jetë mandatar për unifikim të titujve të kategorisë së rëndë me Anthony Joshuan, me të cilin tash e sa kohë ka luftë mediatike në distancë.
Vet Joshua u shpreh i gatshëm për t’u përballur me Wilderin dhe me kë do që i del atij përballë.
Ndryshe, Wilder konsiderohet si njeriu i vetëm që mund ta mposhtë Anthony Joshuan. /Telegrafi/