Site icon Telegrafi

Wilder para meçit: Mezi po pres ta vë në gjumë Stivernen

Deontay Wilder duke i përshëndetur të pranishmit në Barclays Center në New York. Foto: Getty Images

Deontay Wilder do të mbrojë titullin në WBC për pesha të rënda ndaj Bermane Stiverne.

Meçi do të zhvillohet në ora 02:00 të së dielës në Barclays Center të Brooklyn, New York.

Deontay Wilder dhe Bermane Stiverne gjatë matjeve zyrtare. Foto: Getty Images

Wilder mezi po pret këtë takim, kjo shikohet edhe nga postimet e tij në Twitter para duelit.

“Dita e meçit! Mezi po pres të vë në gjumë këtë njeri”, ka shkruar Wilder.

“Një kampion, një fytyrë, një emër, Deontay Wilder”, ishte postimi tjetër i 32-vjeçarit.

Lexo po ashtu Wilder - Stiverne: Parashikimi i meçit raund pas raundi deri te nokauti

Dyshja ishin takuar edhe në janar të 2015, Wilder kishte fituar me pikë.

Vlen të theksohet se ai ishte meçi i vetëm që amerikani e kishte fituar me pikë, 37 të tjera në karrierë i përfundoi me nokaut. /Telegrafi/

Exit mobile version