Site icon Telegrafi

Wilder: Nxora gjithçka nga vetja, por dua ta shoh Breazealen duke shkuar shëndosh te familja e tij

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder i ka shokuar edhe tifozët e tij më të mëdhenj duke e nokautuar Dominic Breazealen që në raundin e parë të duelit në Barclays Center të New Yorkut.

Kampionit të WBC-së i mjaftuan dy minuta për ta mbrojtur titullin, ndërsa duke i komentuar deklaratat se mund ta vriste kundërshtarin në ring, ai ka theksuar se nganjëherë thuhen gjëra të pamenduara dhe se dëshironte që edhe boksieri tjetër të shkonte shëndosh te familja e vet.

Dominic Breazeale nuk duroi më shumë se dy minuta (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Nxora gjithçka nga vetja. E di se ka qenë një përgatitje e madhe. Ka pasur shumë armiqësi dhe janë thënë shumë fjalë, ashtu që gjithçka doli jashtë nga unë”.

Lexo po ashtu I mjaftojnë dy minuta, Wilder e nokauton Dominic Breazealen që në raundin e parë

“Kjo e bën boksin kaq të madh. I thash Breazeales se e dua dhe natyrisht se dua ta shoh duke shkuar në shtëpi te familja e tij”.

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“E di se i themi disa gjëra, por kur mund të ndeshesh me dikë, mund edhe ta përqafosh dhe ta puthësh, do të doja që bota të ishte e këtillë. Shtrëngojmë duart dhe jetojmë për të parë një ditë tjetër dhe për këtë është e gjitha”, është shprehur Wilder pas meçit. /Telegrafi/

Exit mobile version