Site icon Telegrafi

Wilder: Nuk ka burrë që e kam takuar në ring e që nuk e kam ulur në tokë

(Foto: Getty Images)

Kampioni i WBC në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, është boksieri që e ka mbajtur më gjatë titullin në kategorinë e tij, mirëpo kritikët e kishin akuzuar se asnjëherë nuk ishte përballur me një sfidues të denjë.

Kjo akuzoi mori fund pas duelit ndaj Luis Ortiz. Kubanezi konsiderohej si një enigmë për boksierët. Askush nuk i dilte përpara pos nëse e kishte të domosdoshme.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, Wilder e mirëpriti mundësinë që të bënte ballë, ia doli me vështirësi, por triumfoi. Kampioni nga Albama e ngriti rekordin e tij në 40-0 duke fituar me nokaut teknik në raundin e dhjetë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për meçin WILDER vs. ORTIZ

Para se të fitonte, Wilder ishte shumë pranë që të nokautohej, mirëpo u rikthye për t’ia shkaktuar Ortizit humbjen e parë në karrierë.

I pyetur se a pati frikë se në atë moment krize do të merrte fund rekordi i tij pa humbje, ai ka thënë jo.

(Foto: Getty Images)

“Të jem i sinqertë, jo. Ai më godiste me grushte, por nuk ishte vështirë. Nuk dhembnin. Secilën herë që më godiste, ma humbte baraspeshën. Thjesht u desh që ta rimerrja veten”.

“Nuk ka burrë që e kam takuar në ring dhe nuk e kam ulur në tokë”, ka thënë Wilder. /Telegrafi/

Exit mobile version