Kampioni i boksit në kategorinë e rëndë në WBC, Deontay Wilder, u shpreh mjaft i motivuar para duelit.
Wilder ka kërkuar durim nga fansat e boksit para duelit të tij, duke u thënë se tashmë ka ardhë koha për meçin dhe se të gjithë e dinë se çka do të ndodhë në këtë duel.
Ky duel pritet të zhvillohet rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës sipas kohës tonë lokale.
Wilder komentet i bëri duke hyrë në arenën, Barclays Center, ku do të zhvillohet dueli i shumëpritur.
“Ka ardhur koha, momenti që e kemi pritur të gjithë, koha është tani, koha është këtu. Mos u brengosni, të gjithë e dini se çka do të ndodhë për pak orë”, u shpreh Wilder.
Don’t believe him? Just watch 👀@BronzeBomber #WilderStiverne2 pic.twitter.com/hLDYF6jqpj
— SHOWTIME Boxing (@ShowtimeBoxing) November 5, 2017
Wilder duket tejet i motivuar për këtë duel, i dyti për të në karrierë me Bermane Stivernen.
Herën e fundit Wilder triumfoi me verdikt të gjyqtarëve dhe ky nga 38 duele është i vetmi i fituar pa nokaut, 37 tjera i ka fituar me nokaut (KO). /Telegrafi/