Telegrafi

Wilder kërcënon se do ta vrasë Breazealen: Është i vetmi sport ku mund ta vrasësh një njeri dhe të paguhesh

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder edhe një herë ka nxitur kundërthënie në botën e boksit, pikërisht në javën e madhe para një tjetër dueli të rëndësishëm në karrierën e tij.

Kampioni i WBC-së do ta mbrojë titulli e tij kundër Dominic Breazeale të shtunën mbrëma (18 maj) në New York, ndërsa e ka kërcënuar kundërshtarin se mund ta vrasë në ring.

Kampioni i WBC-së do ta mbrojë titulli e tij kundër Dominic Breazeale të shtunën mbrëma (18 maj) në New York, ndërsa e ka kërcënuar kundërshtarin se mund ta vrasë në ring.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Deontay Wilder

“Jeta e tij është në rrezik në këtë duel… Dhe e kam për jetën e tij… Unë nuk e kam kërkuar atë, ai (Breazeale) më ka kërkuar mua. Prandaj, nëse ndodh, ndodh”.

“Mund ta pyesni çdo mjek nëpër botë, ai do  t’ju thotë se koka nuk është krijuar për t’u goditur… Ky është i vetmi sport, ku mund ta vrasësh një njeri dhe në të njëjtën kohë të paguhesh për atë që bën… Është legale, prandaj pse të mos e shfrytëzoj të drejtën time për ta bërë (për ta vrarë)?”, u ka thënë amerikani disa gazetarëve.

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2017, Wilder kishte bërë komente të ngjashme për Bermane Stiverne dhe pati nxitur reagime të shumta, njësoj si tani. /Telegrafi/