Deontay Wilder edhe një herë ka nxitur kundërthënie në botën e boksit, pikërisht në javën e madhe para një tjetër dueli të rëndësishëm në karrierën e tij.
Kampioni i WBC-së do ta mbrojë titulli e tij kundër Dominic Breazeale të shtunën mbrëma (18 maj) në New York, ndërsa e ka kërcënuar kundërshtarin se mund ta vrasë në ring.
Deontay Wilder on wanting to kill an opponent: “This is the only sport where you can kill a man and get paid for it at the same time…so why not use my right to do so?” #WilderBreazeale pic.twitter.com/Li5bcSdHEn
— Ryan Songalia (@ryansongalia) May 15, 2019
Kampioni i WBC-së do ta mbrojë titulli e tij kundër Dominic Breazeale të shtunën mbrëma (18 maj) në New York, ndërsa e ka kërcënuar kundërshtarin se mund ta vrasë në ring.
“Jeta e tij është në rrezik në këtë duel… Dhe e kam për jetën e tij… Unë nuk e kam kërkuar atë, ai (Breazeale) më ka kërkuar mua. Prandaj, nëse ndodh, ndodh”.
“Mund ta pyesni çdo mjek nëpër botë, ai do t’ju thotë se koka nuk është krijuar për t’u goditur… Ky është i vetmi sport, ku mund ta vrasësh një njeri dhe në të njëjtën kohë të paguhesh për atë që bën… Është legale, prandaj pse të mos e shfrytëzoj të drejtën time për ta bërë (për ta vrarë)?”, u ka thënë amerikani disa gazetarëve.
Në vitin 2017, Wilder kishte bërë komente të ngjashme për Bermane Stiverne dhe pati nxitur reagime të shumta, njësoj si tani. /Telegrafi/