Telegrafi

Wilder flet pas fitores ndaj Ortiz dhe zbulon kundërshtarin e radhës

Deontay Wilder. (Photo by Steve Marcus/Getty Images)

Deontay Wilder ka arritur të marrë fitoren e 41-të në karrierën e tij profesioniste si boksier.

Amerikani në Las Vegas ka mposhtur kubanezin Luis Ortiz me nokaut për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës në WBC.

‘Bomberi i Bronztë’, ka folur pas meçit të fituar, duke zbuluar se si arriti ta nokautonte Ortizin.

“E gjeta hapësirën dhe mendova se ishte mirë të godisja, e bëra atë dhe gjithçka përfundoi”.

34-vjeçari nuk është pajtuar që të ketë aq shumë rripa në peshat e rënda në boks, pasi thotë se ai është i vetmi që e meriton titullin e kampionit të botës.

“Nuk duhet të ketë aq shumë rripa në kategorinë e rëndë në boks. Duhet të jetë vetëm një kampion dhe mendoj se unë jam njeriu i përsosur për atë punë”, tha Wilder.

Tutje amerikani ka zbuluar edhe kundërshtarin e radhës që është Tyson Fury.

“Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Tyson Furyt. Ende nuk është vendosur nëse do të bëhet në shkurt, mirëpo ai do të jetë kundërshtari i radhës”, përfundoi Wilder. /Telegrafi/

Deontay Wilder. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)