Telegrafi

Wilder fiton miliona euro pasi nokautoi Ortizin, ndërsa përkundër humbjes edhe kubanezi fitoi shumë

Deontay Wilder dhe Luis Ortiz. (Photo by Steve Marcus/Getty Images)

Deontay Wilder ka triumfuar edhe në meçin e dytë përballë Luis Ortiz.

Amerikani në Las Vegas ka mposhtur kubanezin Luis Ortiz me nokaut për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës në WBC.
Kjo fitore e ka pasuruar edhe më shumë boksierin amerikan, pasi i ka sjellë miliona të ardhura.

Deontay Wilder. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)

34-vjeçari Wilder pas triumfit ndaj kubanezit Ortiz ka fituar hiq më pak se 18,1 milionë euro.

Por edhe përkundër humbjes, Ortiz nuk ka mbetur pa gjë nga ky meç i zhvilluar në Las Vegas.

40-vjeçari nga Kuba ka arkëtuar 6,3 milionë euro për përballjen që kishte me Wilder.

Deontay Wilder. (Photo by Steve Marcus/Getty Images)

Dy boksierët kanë shtuar pasurinë e tyre nga kjo përballje, ndërsa Wilder pritet që të fitojë edhe më shumë në rast se mposhtë në shkurt Tyson Furyn. /Telegrafi/