Deontay Wilder ka thënë se nuk do të ketë mëshirë për Luis Ortizin, përkundër se është mahnitur nga figura trupore e boksierit kubanez para rimeçit të tyre për titullin WBC.
Kampioni botëror në kategorinë e peshave të rënda peshonte 99.5 kilogramë në matjet zyrtare para duelit në MGM Grand të Las Vegasit, ndërsa kundërshtari i tij peshonte 107.2 kilogramë.
Boksieri amerikan e mposhti rivalin e tij 40-vjeçar në mars të vitit 2018, mirëpo ia ofroi edhe një mundësi për rimeç, duke qenë se kubanezi rrezikoi ta nokautonte kampionin gjatë meçit të parë.
“Ai e di se çfarë do të ndodhë kësaj radhe, ai e di se çfarë ndodhi herën e parë dhe çfarë do të ndodhë herën e dytë. Megjithatë, dukej mirë”.
“Të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë), nuk do të kem mëshirë për të kur të jem i gatshëm ta bëj atë që bëj. E dimë se çfarë po vjen, por nuk e dimë se kur do të vijë”.
“Kur të ndodhë, goditje, natën e mirë! Mos i mbyllni sytë në asnjë çast, do të jetë duel i mahnitshëm”, ka deklaruar Wilder pas matjeve, citon Sky Sports.
Nga ana tjetër, Ortiz ishte fjalëpakë: “Nesër është nata jonë, jam i gatshëm”. /Telegrafi/
😠 FACE OFF! 😠
Deontay Wilder – 219 Ibs ⚖
Luis Ortiz – 236.5 Ibs ⚖
📺 2am, tomorrow night, Sky Sports Action pic.twitter.com/gdFjt2x1pE
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) November 22, 2019