Telegrafi

“Wild Thoughts” përpunim i këngës së Santanas, reagimi i kitaristit (Video)

Me “Wild Thoughts” Dj Khaled dhe Rihanna sollën përpunimin e këngës “Maria Maria” të Carlos Santanas.

“Wild Thougts” do të jetë pjesë e albumit ‘Grateful’ të Dj Khaled.

Kënga është ribërje e hitit të vitit 1999 të Santana në bashkëpunim me Wyclef Jean.

Por, si ka reaguar këngëtari pas kësaj? Santana është shprehur pozitivisht për ripunimin e “Maria Maria”.

“Jam i nderuar që DJ Khaled, Rihanna & Bryson e ndjenë ritmin dhe shpirtin e këngës ‘Maria Maria’ dhe ia përcollën këtë ndjesi verore botës”, është shprehur legjendari Santana.

“Wild Thoughts” në vetëm pak ditë është shndërruar në hit botëror. /Telegrafi/