Bashkëpunimi i DJ Khaled me Rihannan dhe Bryson Tiller, “Wild Thoughts”, po rezulton shumë i suksesshëm. Për më pak se një muaj nga publikimi, klipi i kësaj kënge është shikuar mbi 83 milionë shikime në YouTube.
Në fakt, kënga “Wild Thoughts” është një ripërpunim i hitit të dikurshëm të Carlos Santanas, “Maria Maria”, të lansuar në vitin 1999, ndërsa Telegrafi jua sjell më poshtë sukseset e këngës së kitaristit të famshëm.
“Maria Maria” është një këngë e Carlos Santanas në bashkëpunim me The Product G&B. Më 8 prill të vitit 2000, kënga u rendit në Billboard Hot 100, ku qëndroi për dhjetë javë.
Ky projekt ishte prodhim i Wyclef Jean dhe Jerry Duplessis, ndërsa në ceremoninë e Grammy Awards të vitit 2000, “Maria Maria” fitoi çmimin Grammy për performancën më të mirë pop nga një dyshe apo grup me vokal.
Në vitin 2008, për nder të 50 vjetorit të top-listës ‘Hot 100’, Billboard bëri një listë prej 100 këngëve më të mira që kanë qenë pjesë e kësaj liste, me ç’rast “Maria Maria” u rendit në vendin e 96-të në ‘Billboard All-Time Hot 100 Top Songs’ dhe në vend të dytë në ‘Top Billboard Hot 100 Latin Songs of All Time’. Më vonë, u rendit si kënga e 14-të më e suksesshme në periudhën 2000-2009 në ‘Billboard Hot 100 Songs of the Decade’.
Santana ka bashkëpunuar me shefin e kuzhinës Roberto Santibanez duke hapur pesë restorante, të cilët i ka emëruar sipas këngës. Ato lokalizohen në San Francisco Bay Area, Arizona dhe Texas.
Një version të “Maria Maria” e ka kënduar edhe Marc Anthony. /Telegrafi/