Telegrafi

WikiLeaks publikon dosje mjekësore për qytetarët arabë

Qindra njerëzve u janë zbuluar dosjet mjekësore si viktimave të dhunimit, pacientët e shëndetit mendor dhe burrit të arrestuar për homoseksualitet.

WikiLeaks është kritikuar për publikimin e dosjeve nga qeveria e Arabisë Saudite duke përfshirë informacione personale të njerëzve të zakonshëm, siç janë viktimat e dhunimit dhe pacientët e shëndetit mendor, shkruan The Independent.

Në mesin e mijëra dokumenteve të publikuara nga WikiLeaks, faqja zbuloi emrat e të paktën dy viktimave adoleshente të dhunimit, transmeton KosovaPress.

Është publikuar edhe një rast tjetër i një qytetari të Arabisë Saudite që ishte arrestuar nën akuzën se ishte homoseksual.

Homoseksualiteti mund të dërgojë në dënimin me burg madje edhe në dënimin me vdekje në mbretërinë myslimane.