Site icon Telegrafi

Wikileaks edhe me thashetheme diplomatike

Disa diplomatë, kanë komentuar se si bashkëshortja e presidentit të Azerbajxhanit, Ilhama Alyev, ka bërë aq shumë operacione plastike dhe trajtime për rinimin e lëkurës sa që mezi mund të dallohet nga vajzat e saj Leyla (24 vjeçe) dhe Arza (21 vjeçe).

Gjyshja e dy mbesave dhe nëna e katër fëmijëve, 46 vjeçarja Mehriban Aliev, flitet se rregullisht bën edhe facelifting dhe siç i shkruajnë diplomatët njëri-tjetrit, mezi mund ta lëvizë fytyrën.

Zonja e parë ka diplomuar në mjekësi, është ambasadore e UNESCO-s e vullnetit të mirë dhe anëtare e shumë organizatave.

Edhe pse “thashethemet” tashmë kanë filluar të qarkullojnë në internet askush nuk i ka komentuar, demantuar ose pohuar. /Telegrafi/

Exit mobile version