Telegrafi

Wikileaks dhe biznesi i naftës në Shqipëri

Themeluesi i Wikileaks, Jual Asange ka folur për afera korruptive në lidhje me disa kompani që punonin në Shqipëri në këtë biznes. Në intervistën dhënë prestigjiozes Forbes, Asange flet për një kompani kanadezo- teksane të naftës dhe problemet që kishte me konkurrencën në Shqipëri, e cila arrinte deri në djegien e puseve të naftës gjatë natës.

Wikileaks flet gjithashtu në materialin e publikuar nga Der Spiegel, për çështjen e të burgosurve të Guantanamos, një pjesë e të cilëve, ujgurë, u sollën në Shqipëri. Në raport flitet për situatën në të cilën gjendeshin ujgurët në Shqipëri dhe problemet që hasnin në jetën e përditshme. /Telegrafi/