WikiLeaks ka njoftuar sot, se planifikon të publikojë dokumente mbi strukturat e pushtetit politik në Turqi, pas një grusht shteti të dështuar gjatë fundjavës së kaluar.
“Bëhuni gati për luftë, kur të publikojmë më shumë se 100.000 dokumente të strukturave politike të pushtetit në Turqi”, ka shkruar WikiLeaks në profilin zyrtar në Twitter, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ende nuk dihet se çfarë do të përmbajnë këto 100.000 faqe të dokumenteve, por analistët politikë pretendojnë se këto dokumente janë duke u pritur me padurim nga opinioni, dhe se ekzistojnë mundësi të mëdha të shkaktojnë bujë. /Telegrafi/