Telegrafi

WikiLeaks: Assange do të shkojë në SHBA, nëse i garantohen të drejtat

Sajti WikiLeaks, ka bërë të ditur se themeluesi i saj Julian Assange do të udhëtojë për në SHBA për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij, vetëm nëse atij i garantohen të drejtat.

“Assange është ende i gatshëm për të ardhur në Shtetet e Bashkuara, me kusht që t’i garantohen të gjitha të drejtat”, njofton WikiLeaks, raporton AFP.

Assange ka një akuzë të ngritur nga Suedia për dhunim. Po ashtu ai mund të përballet me drejtësinë amerikane, për shkak të publikimit të 500 mijë dokumenteve sekrete ushtarake nga luftërat në Afganistan dhe Irak, trasnmeton KosovaPress.