Telegrafi

Wijnaldum me skuadër të re

Mesfushori holandez i Newcastle United, Georginio Wijnaldum pritet të largohet nga ekipi i tij aktual.

Ish-anëtari i PSV Eindhoven ka shkëlqyer i vetëm në vitin e tij të parë në Ligën Premier, edhe pse skuadra e tij nuk ka pasur vazhdimësi të rezultateve.

Kështu sipas medieve në Ishull, Wijnaldum mund t’i bashkohet Tottenham Hotspursit në fund të edicionit.

Spurs besohet se kanë bërë gati një kontratë katër vjeçare për lojtarin si dhe për Newcastlen një shumë prej 20 milionë funteve për ta lënë të lirë.

Por ‘Gjelat’, nuk do ta kenë të lehtë transferimin e holandezit, pasi për të interesim ka shfaqur edhe Everton, Wolfsburg dhe Roma. /Telegrafi/